Meta: Djegia e mandateve ishte krim, më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin

19 Prill 2024 | 20:29

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një dalje për mediat ka sulmuar sërish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi duke thënë se djegia e mandateve ishte krim.

Mes tjerash ai theksoi se më 27 prill do të ekzekutojnë nepotizmin duke shtuar se askush nuk ka të drejtë të bëjë viktimën.

“Nepotizmi është ai që nuk na bëri të mundur një shoqen tonë që e bëmë ministre të ishte prezente në mbledhjen e kaluar të Komitetit Drejtues Kombëtarë. Ajo ka qenë e rregullt e unë kurrë nuk ia kisha kërkuar. Për herë të parë e mora në telefon dhe e falenderova dhe i kërkoi që të ishte prezente.

Kishte përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së komitetit drejtues kombëtar. Nepotizmi e bëri atë që kur të më dalë mua përpara të skuqet, sepse i kanë thënë si do të shkosh atje. Ty s’të bëri Ilir Meta, të bëra unë, shoqja e Agim Neshos. Të bëmë ne. Prandaj nuk erdhi. A mundet një njeri që nuk i kishte vajtur mendja kurrë që do të bëhet ministre. Djegia e mandative ishte krim, përveç Erisa Xhixhos, e cila nuk ka asnjë përgjegjësi. Se po të kishte pasur përgjegjësi nuk do të ishte kandidate për zv/presidente e Ilir Metës. Të gjithë të tjerët u justifukuan me idenë se nuk dërguan një mesazh tek Ilir Meta, si president që kishte dalë kundër djegies së mandateve, me idenë: Burrë e grua, grua e burrë. E pra nepotizmi.

E nepotizmi është akoma që mendojnë që kjo ëshjë lojë (Përplas tavolinën)

Ilir Meta lojë me Kushtetutën ka bërë ndonjëherë?

Ilir Meta lojë me pluralizmin politik ka bërë ndonjëherë (Përplas tavolinën)

Ilir Meta lojë me interesin kombëtar ka bërë ndonjëherë (Përplas tavolinën)

Lojëra patjetër do të bëjë Ilir Meta. Pingpongun e qan, 3 pikëshat në basketball qan. Hiking.

E nëse ndonjë grua ankohet se është viktimë e burrave, në politikë është viktimë e një palaçoje që quhet Lulzim Basha që gënjen edhe për orën.

Më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin. Askush nuk ka të drejtë të bëjë viktimën. Ekzekutojmë fenomenin. Nuk mund të jetë më family biznes”-tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026