Kapi koranin “gjigand”, flet peshkatari: Pashë diçka të madhe në rrjeta, u habita

20 Prill 2024 | 15:51

Ylli Jaçellari nga fshati Udënisht prej vitesh peshkon në ujërat e liqenit të Ohrit.

Të njëjtën gjë ka bërë mëngjesin e ditës së premte. Gjatë tërheqjes së rrjetave ka kuptuar se diçka e madhe ishte brenda, pa e ditur se kishte peshkuar një koran. Peshku i zënë nga rrjeta e tij, ishte një koran, i madh i pahasur me parë në gjithë këto vite peshkim.

“Duke tërhequr rrjetat shoh diçka të madhe por nuk isha i bindur që ishte peshk koran aq i madh. Vetëm kur ka dalë në sipërfaqe të ujit, atëherë e kam parë që ishte koran dhe ishte risku im që arrita e futa në varkë”, tha ai.

Ajo çfarë i ka bërë përshtypje peshkatarit të njohur është fakti se peshku i rrallë nuk ka tentuar të ikte edhe në kushte kur rrjetat kanë qënë të shtrira 300 metra larg bregut liqenor.

“Nuk tentoi të ikte fare, nuk e di por ishte fati im që duhet të hynte në varkë. 8 kg dhe 9 kg kemi zënë por deri në 13 kg jo. Me këtë lloj gjuetie që bëjmë ne, ndoshta me një lloj tjetër gjuetie me rrjeta më të trasha edhe mundet. Ishte 300 metra larg bregut, këtu në zonën e Udënishtit”, tha ai.

Peshku u shit rreth 200 mijë lek dhe është për 15 veta, persona që të konsumojnë.

Sipas peshkatarit por dhe specialistëve të peshkimit, ky peshk i llojit koran është i rrallë në ujërat e këtij liqenit edhe për faktin se nuk është riprodhues ndërkohë që në këtë periudhë lejohet peshkimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026