VIDEO| Hedhjet me parashutë në Vlorë, trend për vendasit dhe të huajt

20 Prill 2024 | 17:38

Në Vlorë ka nisur periudha 6 mujore e sportit të hedhjes me parashutë. Trajnerët që merren me këtë sport flasin për një interes të lartë nga vendasit dhe turistët.

Duke filluar që prej muajit prill deri në shtator, sporti më në trend në Vlorë vitet e fundit mbetet “paragliding” (paraglajding) ose hedhja me parashutë. Këto fluturime të lira organizohen më tepër gjatë sezonit të verës edhe nga maja turistike e Llogarasë. Roland Dorozhani, trajner i këtij sporti prej 24 vitesh konfirmon interesin e larte si nga vendasit por edhe nga turistët.

“Në fakt unë e kam filluar 24 vjet para, dhe sa vin e ka më shumë interes, Vlora është magjike për këtë sport, ofron shumë mundësira, ka shumë shqiptarë, por edhe të huaj, klubi im ku pjesa më e madhe janë shqiptarë të Kosovës, nga India një student, nga Libani një student”, deklaroi trajneri Roland Dorozhani.

Një sport esktrem i ndarë në stade kualifikimi, i cili varet nga kushtet atmosferike sipas trajnerit nuk është aq i rrezikshëm.

“Paragliding në Shqipëri quhet fluturim me velë, shqiptarët e quajnë parashutë, është sport ekstrem por për sa kohë ti luan me rregulla nuk del nga limitet e sportit është super safe”, deklaroi trajneri.

Shumë të rinj kanë zgjedhur ta provojnë këtë eksperiencë duke iu bashkuar parashutistëve, njëkohësisht edhe duke shijuar pamjet e bregdetit të qytetit të Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026