Debati Meta-Kryemadhi, Silva Caka: Si do ta luftojmë nepotizmin në Partinë e Lirisë
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku analizoi përplasjet Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Partinë e Lirisë.
Caka tha se debati ka nisur mbi nepotizmin në parti, të cilën tha se do ta luftojnë për të hapur ndaj publikut forcën politike.
Caka shtoi se janë duke punuar me një model të Institutit Demokratik të SHBA-ve për të reduktuar dhe asgjësuar nepotizimin Brenda Partisë së Lirisë.
“Partia e Lirisë ka një bashkëpunim shumë të mirë me shumë organizata ndërkombëtare, të cilat kanë pjesën e këshillimit se si ti të përmirësohesh dhe të bëhesh më e mirë si parti. Kemi marrë së fundmi dhe jemi munduar të përshtatim një manual shumë të mirë të Institutit Demokratik të SHBA-ve, i cili përcakton se si nepotizmi të reduktohet dhe të mos ekzistojë në partitë politike. Në këtë mënyrë partitë do të bëhen më të hapura”, tha Caka.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në