Momenti më i vështirë i Helena dhe Ismail Kadaresë!
Bashkëshortja e Ismail Kadare, Helena Kadare në një intervistë ndryshe për emisionin “Interview” në Euronews Albania, ka treguar momentin më të vështirë që kanë përjetuar së bashku me shkrimtarin e njohur.
Kadare theksoi se kishin frikë se do i internonin për shkak të veprave të publikuara të Ismail Kadaresë.
Mes tjerash ajo theksoi se Kadarenë e çuan në Myzeqe për të bërë punë krahu por që ky i fundit nuk pranoi kurrë të punonte ashtu.
“Momenti më i vështirë që kemi kaluar bashkë ka qenë Plenumi. Kishim frikë internimin. Ishte një gjë shumë e fortë, pikërisht për “Pallatin e Ëndrrave”. Ajo ishte një pjesë, dhe kur doli libri nuk pati asnjë kopje që të shitej sepse ishte vjedhur në shtypshkronjë. Më pas u bë një ribotim i shpejtë dhe u përhap menjëherë. Ky ka qenë momenti më i vështirë. Më pas Ismailin e thirrën në Komitetin Qendror. Kadare bëri një autokritikë shumë të fuqishme duke thënë se armën që më dha partia ia drejtova partisë. Më pas atë e çuan në atë fshatin në Myzeqe”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq