Britania deporton emigrantët e paligjshëm në Ruandë, avioni i parë niset këtë verë
Kryeministri britanik Rishi Sunak tha sot se avioni i parë që kthen azilkërkuesit në Ruandë do të fluturojë për në vendin afrikan pas 10 deri në 12 javë, si pjesë e planeve të qeverisë për të luftuar migracionin e paligjshëm.
Sunak tha se nuk dëshironte të zbulonte detajet e sakta të planit, por shtoi se qeveria kishte bërë përgatitje konkrete për kthimin e azilkërkuesve, raporton Reuters.
“Mund të konfirmoj se vendndodhja për pikën e ngritjes është përcaktuar, se fluturimet komerciale charter janë planifikuar dhe se ne kemi 500 individë të trajnuar shumë të gatshëm për të shoqëruar emigrantët e paligjshëm në Ruanda dhe ne do të punësojmë 300 persona të tjerë në javët e ardhshme”, tha Sunak.
Qeveria e Rishi Sunak ka hartuar legjislacionin që do të lejonte deportimin e azilkërkuesve nga Ruanda dhe Sunak i ka bërë thirrje dhomës së lartë të parlamentit britanik, Dhomës së Lordëve, që t’i japë fund bllokimit të legjislacionit kyç që do t’i lejonte autoritetet të dëbonin azilkërkuesit në Ruandë.
Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe vendosi vitin e kaluar se plani për kthimin e azilkërkuesve në Ruandë është i paligjshëm, sepse Ruanda nuk është një vend i sigurt për refugjatët.
Vendimi thotë se azilkërkuesit përballen me një “kërcënim real të keqtrajtimit” dhe se Ruanda mund t’i kthejë ata në vendet e tyre të origjinës.
Megjithatë, konservatorët duan të dërgojnë një numër të caktuar azilkërkuesish në Ruandë për të penguar emigrantët të kalojnë Kanalin me varka të vogla.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij