Qentë sulmojnë për vdekje fëmijën 15-muajsh në Itali
Një djalë 15 muajsh vdiq sot pasi u sulmua nga dy pitbull në qytetin Campolongo pranë Salerno, raportoi ANSA.
Presidenti i komunës Eboli, që i përket Campolong, Mario Conte, tha se qeni sulmoi fëmijën teksa ishte në krahët e nënës së tij.
“Këtë mëngjes pati një sulm me qen ndaj një fëmije, i cili ishte në krahët e nënës, të paktën kështu më thanë mua. Qentë ia rrëzuan fëmijën nga duart dhe e sulmuan”, tha Conte.
Ai shpjegoi se shërbimi veterinar do t’i merrte të dy qentë, të cilët nuk i përkasin familjes së fëmijës, por një tjetri, që banon në vendin fqinj.
Conte shtoi se ishte një “sulm i tmerrshëm” dhe se megjithëse xhaxhai i fëmijës ndërhyri dhe u përpoq ta shpëtonte fëmijën, asgjë nuk mund të bëhej.
“Askush nuk mund të shpjegojë se si ndodhi, pasi qentë ishin gjithmonë aty, në lagje. Është një tragjedi për të gjithë komunitetin dhe duhet të jetë një paralajmërim për ata që kanë qen të tillë”, shtoi kryebashkiaku.
Burimet shtuan se edhe nëna ka pësuar lëndime në përpjekje për të mbrojtur fëmijën.
LEXONI GJITHASHTU:
21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 09:06 Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:03 Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:59 Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 08:50 Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave
- 08:40 Kamioni përplaset me ekipin e emergjencës në Meksikë, 10 viktima mes tyre dy të mitur
- 08:36 Shoferi i automjetit humb kontrollin dhe futet në një treg, humbin jetën 6 persona në Kili