Shpërthimi në Itali/ 3 të vdekur dhe 5 të plagosur. Zbehen shpresat për të mbijetuar

11 Prill 2024 | 16:22

Autoritetet në Itali vazhdojnë kërkimet për personat e humbur pas një shpërthimi që ndodhi më 9 prill, në një impiant hidroelektrik.

Shpërthimi la të paktën 3 të vdekur dhe 5 të plagosur, sipas të dhënave të mediave lokale.

Ndërkohë, 4 persona të tjerë janë shpallur të humbur dhe shpresat për t’i gjetur të gjallë sa vijnë e zbehen.

Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 15, me orën lokale, në impiantin që ndodhet gjysmë i zhytur në liqenin Suviana, në lokalitetin Barxhi. Mbi 100 zjarrfikës kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit që janë në vazhdim.

Shpërthimi u shkaktua nga një zjarr që ra gjatë punimeve të mirëmbajtjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026