Çelet shtëpia muze e Avni Rustemit, prezanton veprën e tij në 100-vjetorin e vdekjes

22 Prill 2024 | 17:26

Në qytetin e Libohovës është çelur shtëpia muze e patriotit Avni Rustemi, e cila prezanton jetën dhe aktivitetin e tij në shërbim të çështjes kombëtare.

Muzeu është vendosur në shtëpinë e lindjes së Avniut, që ishte rrënuar dhe braktisur. Projekti mundësoi restaurimin dhe rijetësimin e banesës duke i kthyer mjediset e saj në qendër të njohjes së historisë, vlerave dhe traditave të pasura të zonës së Libohovës.

“Ka patur një fazë të saj të rindërtimit duke patur parasysh që shtëpia prej vitesh kishte qenë  e braktisur,kishte qenë e rrënuar, me anë të një projekti të Prefekturës Gjirokastër u arrit që të rikonstruktohej dhe të ringrihet përsëri në këmbë dhe më tutje me nismën e  Bashkisë së Libohovës, njekohësisht edhe me bashkëpunimin e saj me elementë të ndryshëm u arrit  që të mund të inagurojmë një ambjent  muze, i cili i kushohet Avni Rustemit”, tha studiuesi Niko Kotherja.

Shtëpia muze u çel në 100-vjetorin e vdekjes së Avni Rustemit, i njohur si atentatori i Esat Pashë Toptanit në Paris në 13 qershor 1920. Në periudhën në vazhdim muzeu do të plotesohet me materiale të tjera arkivore nga aktiviteti atdhetar i tij.

“Ky projekt  për muzealizimin e kësaj godine do të vijojë  edhe më tutje dhe do të përfundojë  në shtator të vitit të ardhshëm kur do të festojmë 130-vjetorin e lindjes  të Avni Rustemit dhe që njëkohësisht do të jetë  gjithë shtëpia e areduar përsa i përket  jetës,aktivitetit dhe veprimtarisë që ka patur Avni Rustemi  në momente të ndryshme të jetës së tij”, tha studiuesi Niko Kotherja.

Në 100-vjetorin e vdekjes së patriotit Avni Rustemi në Libohovë u zhvilluan disa aktivitete që kishin në qendër kontributin patriotik të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026