“Normalizim Kosovë-Serbi”, Përfaqësuesi i SHBA: Duhet asociacioni për komunat serbe
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wood, tha në mbledhjen e këshillit të sigurimit të OKB, se Serbia ka ndërmarrë veprime përshkallëzuese duke përkeqësuar raportet mes dy vendeve. Ai tha se është e dënueshme që autorët e sulmit të Banjskës lëvizin ende të lirë në Beograd.
Gjithashtu ai dënoi vendimin e Bankës qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit, ndërsa shtoi se të dy vendet duhet të ndërmarrin hapa më konkret, duke përmendur këtu krijimin e asociacionit për komunat serbe.
“Kur shikojmë historinë në vitet e fundit, shikojmë progres, por ka shpesh edhe veprime përshkallëzuese nga ana e Serbisë ndaj Kosovës. Kanë kaluar 7 muaj që kur njësitë paraushtarake serbe sulmuan në Banjskë, në veri të Kosovës. Serbia nuk ka bërë asnjë progres në majtjen përgjegjës të autorëve të sulmit, si Milan Radoiçi. Është kritike, Serbia nuk duhet të lejojë më përsëritjen e një sulmi si ai i Banjskës.
Gjithashtu jemi të shqetësuar për ndalimin e lejimit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në Serbi, këto ishin shkelje të rregullave dhe të marrëveshjeve. Mbetemi të shqetësuar për disa veprime të insitucioneve të Kosovës, si vendimi i BQK për të hequr dinarin. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa konkret drejt normalizimit dhe sugjerojmë krijimin e asociacionit të komunave serbe. Kosova mbajti zgjedhjet në komunat me shumicë serbe, pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Ne na vjen keq që ata nuk i pranuan këto metoda demokratike”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West