13 roje burgu të akuzuar për torturimin e të miturve janë arrestuar në Milano

22 Prill 2024 | 21:28

Policia italiane arrestoi sot 13 roje burgu të akuzuar për abuzim me të burgosurit në një ambient të të miturve në Milano dhe pezulloi tetë gardianë të tjerë, shkruan gazeta Sole 24 Ore.

Akuzat ndaj gardianëve të burgut përfshijnë “bashkëpunësi në veprën penale të torturës dhe lëndimit trupor të të miturve”, me rrethanë rënduese shpërdorim detyre si dhe tentativë për sulm seksual.

Hetuesit shqyrtuan bisedat telefonike dhe regjistrimet nga kamerat e brendshme të sigurisë së burgut dhe folën gjithashtu me ish të burgosurit, sipas një deklarate të policisë.

Veprat penale që janë objekt hetimi kanë ndodhur nga viti 2022 e deri më sot.

Shoqata Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të Burgosurve “Antigona” njoftoi në fillim të vitit se burgjet italiane kanë mungesë të rëndë burimesh dhe hapësirash për të dënuarit. 

Një përfaqësues i aktivistëve të të drejtave të njeriut tha se në Itali ka 60,600 të burgosur në 51,000 vende. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026