Kosova kërkoi heqjen e sanksioneve, reagon Bashkimi Evropian
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë thënë në Bashkimin Evropian. Përmes një përgjigjeje me shkrim nga blloku evropian nuk kanë treguar nëse do të heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës duke vënë në përgjegjësi për këtë përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.
Pas përfundimit të këtij procesi, pavarësisht rezultatit, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se ka ardhur koha që masat ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Por, një përgjigje për këtë nuk e patën në Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi i bllokut evropian, Peter Stano, ka thënë për mediat kosovare se diskutimet zhvillohen në bazë të një raporti që Borrelli duhet të bëjë në lidhje me përmbushjen e kërkesave të BE-së Kosovës.
“BE-ja shpreh keqardhjen që serbët në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Stano.
“Për masat, në përputhje me konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të përfaqësuesit të lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”, tha Stano.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)