“Miliarder arrogant”- Kryeministri i Australisë përplaset ashpër me Elon Musk
Udhëheqësi i Australisë, Anthony Albanese, e ka quajtur Elon Musk një “miliarder arrogant” në një grindje të përshkallëzuar mes tyre mbi refuzimin e rrjetit “X” për të hequr pamjet e një goditjeje me thikë në një kishë në Australi.
Të hënën, një gjykatë australiane urdhëroi firmën e mediave sociale të Elon Musk – e quajtur më parë Tëitter – të heqë videot e sulmit të javës së kaluar në Sydney.
Kritika e kryeministrit Anthony Albanese pasoi përgjigjen e Musk, i cili përdori një meme ku akuzonte qeverisë australiane për censurë.
Të martën, Albanese i tha ABC News se Musk “mendon se është mbi ligjin, por edhe mbi mirësjelljen e përbashkët”.
Javën e kaluar, komisioneri i Australisë për sigurinë në internet, e-Safety, një rregullator i pavarur, kërcënoi X dhe kompanitë e tjera të mediave sociale me gjoba të majme nëse nuk hiqnin videot e goditjes me thikë në kishën Asirian Christ.
X argumentoi se urdhri “nuk është brenda fushëveprimit të ligjit australian”.
“Më duket e jashtëzakonshme që X zgjodhi të mos respektojë vendimin e gjykatës dhe po përpiqet të argumentojë veprimin etyre,” tha Albanese në një konferencë për shtyp.
Në një seri postimesh të mëvonshme në internet, Musk shkroi me ironi: “Unë do të doja të falenderoja kryeministrin për informimin e publikut se kjo platformë është e vetmja që është e vërtetë”.
Më herët, ai kritikoi gjithashtu komisioneren e eSafety, Julie Inman Grant, duke e përshkruar atë si “komisarja australiane e censurës”.
Albanese mbrojti zonjën Grant, duke thënë se ajo po mbronte australianët.
“Mediat sociale duhet të kenë përgjegjësi sociale. Zoti Musk nuk po e tregon këtë” tha ai.
Platforma do të ketë 24 orë për të përmbushur urdhrin e mbrëmjes së të hënës, me një seancë të mëtejshme për këtë çështje që pritet në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar