RMV| 7 kandidatë për president: Sot heshtja zgjedhore, nesër raundi i parë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë këtë mërkurën në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.
Në garë janë 7 kandidatë, mes të cilëve edhe dy përfaqësues të shqiptarëve. Rreth 1.7 milionë qytetarë do të votojnë për kandidatët, Stevo Pendarovski i mbështetur nga partia qeverisëse LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga koalicioni GROM.
Stevo Pendarovski, presidenti që kërkon një mandat të dytë, ka bërë një fushatë ku bazohet në proceset e integrimit të vendit.
Kandidatja e opozitës e ka bazuar fushatën te denoncimi i korrupsionit të qeverisë dhe te mbrojtja e identitet kulturorë duke u përqendruar të Maqedonasit dhe jo grupet e tjera shtetformuese.
Ndërkohë dalja e shqiptarëve me dy kandidatë mund të prodhojë ndarje të votave duke favorizuar kandidatët e tjerë potencial të LSDM dhe opozitës së Maqedonisë së Veriut.
Diplomati Bujar Osmani që mbështetet nga koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka bërë një fushatë ku me bazë të forcimi i insitutcioneve demokratike dhe procesi i itnergimit në Bashkimin Europian. Kandidatit tjetër shqiptar, Arben Taravari garon në siglën e koalicionit VLEN. Në këtë fushatë ai ka marrë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë duke shkaktuar jo pak debate mes shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Nëse asnjë nga 7 kandidatët nuk marr 50 % të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 8 maj, datë në të cilën do të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq