Aksident në Lushnjë, kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal

23 Prill 2024 | 22:23

Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjës gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas burimeve për Euronews Albania, mësohet se një kamion ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anës saj.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe mësohet se kamioni ka qenë bosh, pa ngarkesë.

Policia bën të ditur se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia në lëvizje dhe lagështia në rrugë.

Për të nxjerrë mjetin nga kanali është dashur ndërhyrja e një mjeti të tonazhit të rëndë.

Deri në momentin e nxjerrjes së kamionit nga kanali, për rreth 30 minuta, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin rrugon Lushnjë-Dushk.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026