Zgjedhjet e 25 prillit, Yuri Kim: SHBA do të dërgojë një ekip vëzhguesish në të gjithë Shqipërinë

29 Mars 2021 | 17:58

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, kreu sot një takim me kryevëzhguesen e OSBE/ODIHR Urszula Gacek, me të cilën bisedoi mbi monitorimin dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ambasadorja bëri me dije se SHBA do të kontribuojë me një ekip vëzhguesish të cilët do të shpërndahen nëpër rrethe të ndryshme të vendit për t’u kujdesur që procesi zgjedhor të kryhet në mënyrë të ligjshme. Pjes e grupit të vëzhguesve duket se do të jetë edhe vetë ambasadorja, e cila ka lënë të kuptohet se do të jetë gjithashtu në terren më 25 prill.

Më herët gjatë ditës ambasadorja Kim u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm në zgjedhjen që do të bëjnë më 25 prill, në mënyrë që “të mos ua dërzojnë fuqinë kriminelëve.

Diplomatja amerikane ka bërë disa herë thirrje javët e fundit për të larguar nga listat e kandidatëve për deputetë personat e dyshuar për korrupsion të nivelit të lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet e 25 prillit, mesazhi i Yuri Kim: Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve

”Thirrjet e Yuri Kim nuk janë për PS, kreu i PSD-së nuk është aleati ynë”, reagimi i qeverisë për apelin e ambasadores

Yuri Kim mesazh partive për përjashtimin e kandidatëve ‘non grata’ në SHBA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026