Morën ryshfet, shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IKMT në Elbasan
Kryeinspektori dhe inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për të mos kryer detyrën që ua ngarkon ligji ndaj një rasti të ndërtimit pa leje.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se kryeinspektori A.M, 38 vjeç dhe inspektori B.Q 50 vjeç, në muajin prill të këtij viti, kanë marrë ryshfet për të mos kryer detyrën e tyre për të marrë masat ndaj një objekti të ndërtuar pa leje në lagjen “28 nëntori”.
Për të dy, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest e burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta