Sa persona lirohen sot nga amnistia në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

24 Prill 2024 | 12:27

Këtë të mërkurë 24 prill, nis dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, pas miratimit në Kuvend me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.

Nga burgu i Peqinit përfitojnë amnistinë 14 të dënuar, kryesisht atyre që u ka mbetur 12-15 muaj dënim dhe kanë kryer vepra të lehta penale, ndërkohë  30 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Duke qënë se bëhet fjalë për një burg të sigurisë së lartë në të cilin vuajnë dënimin kryesisht persona që kanë kryer krime të rënda, numri i të dënuarve që do të lënë qelitë është vetëm 14.

Nga amnistia përfitojnë 1100 të dënuar, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Përfitojnë gjithashtu dhe 2 700 persona në shërbim prove.

Sipas ligjit të botuar në fletoren zyrtare, nga amnistia do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024, por dhe protestuesit e opozitës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026