Problemet me shikimin, mjeku: 1 në 8 fëmijë të moshës 7-15 vjeç kanë vështirësi
Numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin po vjen në rritje nga vitit në vit. Mjekët e shkollave që po kryejnë depistimin e shikimit tek të gjithë nxënësit në shkollat 9-vjeçare , thonë se 1 në 8 fëmijë të grupmoshës 7-15 vjeç kanë vështirësi në shikim. Syri dembel është ai që po evidentohet më së shumti
Mjeku kërkon që si prindërit ashtu dhe mësuesit të jenë më vigjilent në identifikimin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin por që ende nuk janë në dijeni.
Prej kohësh ekspertët kanë dhënë alarmin se përdorimi me kohë të gjatë i pajisjeve teknologjike po çon në dëmtim të shikimit.
Për të kapur në kohë problemet me shikimin prej vitit 2022 ka nisur aplikimi i Programit kombëtar të depistimit të shikimit në të gjitha shkollat 9-vjeçare të vendit. të dhënat paraprake të publikuara nga ministria e shëndetësisë për këtë vit shkollorë tregojnë se 55.030 fëmijë kanë kryer kontrolle dhe 7.336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar te mjekët specialist.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rriten të ardhurat në janar-mars, 80 mln euro më shumë se vjet
- E marta me reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për javën
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani