“Në Konventë do njihen fraksionet”- Nënkryetari i PL: Duan të kapin partinë

24 Prill 2024 | 20:48

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, është shprehur se armiqtë e vetëm të PL-së janë ata njerëz që shtyhen nga qeveria për të kapur këtë forcë politike dhe për të prishur demokracinë.

Komentet Nesho i bëri në Euronews Albania, ku shpjegoi se armiqtë kryesorë të PL-së janë politika sipas tij anti-kombëtare e Ramës dhe njerëzit që e mbështesin atë.

Ai tha gjithashtu se në Konventën e PL-së, do të njihen fraksionet brenda partisë dhe mendimi ndryshe.

“Ka dy gjëra, që neve, zonja Kryemadhi ashtu si edhe lideri i partisë, zoti Meta, janë themelues të Partisë së Lirisë dhe kanë vendin e tyre në politikë. Partia e Lirisë në këtë Konventë do të pranojë fraksionet dhe mendimin ndryshe.

Armiqtë e vetëm të PL-së janë pikërisht ata njerëz që shtyhen nga regjimi për të kapur partinë, për të prishur demokracinë në Shqipëri dhe për të kapur çdo gjë.

Armiqtë kryesorë të PL janë pikërisht politika anti-kombëtare e Ramës dhe njerëzit që e mbështesin në një veprimtari të tillë. Të tjerat janë propagandë e rilindjes. Mesazhet që Meta ka dhënë kanë qenë të trejta, pavarësisht mënyrës së përcjelljes së tyre”, tha Nesho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Shqipëria përballet me sfidën e plakjes së popullsisë, rriten nevojat për kujdes ndaj të moshuarve

Plakja e popullsisë po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah nevojën për mbështetje të moshës së tretë në Shqipëri. Një raport i Zyrës së...
18:45 | 22/06/2026

Protesta masive në Novi Sad, mijëra qytetarë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi

Mijëra qytetarë marshuan në Novi Sad për të përkujtuar 16 viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor dhe për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme...
18:41 | 22/06/2026

Lamine Yamal në histori, hyn në 10 golashënuesit më të rinj të Kupës së Botës

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde me fanellën e Spanjës, teksa tani ka hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të rinj në historinë e...
18:35 | 22/06/2026