Kulluri: S’mund të ketë lista të hapura me vullnetin e Ramës, Berishës dhe Metës
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se vullneti arbitrar i kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk të çon te listat e hapura.
Komentet Kulluri i bëri në Euronews Albania, ku tha se dëmet e shkaktuara nga marrëveshja Rama-Berisha e vitit 2008, nuk mund të kenë sërish si doktora të sëmundjes këta dy persona.
Ai foli edhe për mos-zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me sistemin zgjedhor dhe shtoi se duke qenë se vullneti i popullit është për lista të hapura, kjo do të realizohet me çdo mënyrë.
“Vullneti arbitrat i Ramës, Berishës dhe Metës nuk të çon drejt listave të hapura, sepse duan të ruajnë pushtetin absolut që kanë brenda partive të tyre. Kjo ka qenë tradita e përforcuar nga viti 2008 e pas. Marrëveshja Rama-Berisha nuk mund të ketë sërish si doktora të sëmundjes këta dy persona.
Vendosmëria e PD-së i shërben vendit, moralit publik, i shërben rikthimit të sistemit aty ku duhet të jetë norma demokratike. Përderisa shumica e shqiptarëve i duan listat e hapura, ka gjithmonë mekanizma për ta zgjidhur. Ose do zgjidhet në Parlament, ose në rrugë të tjera. Dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar.
Tezat e PD janë demokratizuese. Nëse do ngelet në dorë të Ramës, Berishës dhe Metës, nuk ka lista të hapura. Edhe KQZ i ka të gjitha mundësitë nesër që ti numërojë sipas parimit të listave të hapura votat. Kjo është guri i fundit kjo që po them unë, të jemi të qartë”, tha Kulluri.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 15 e protestës qyteare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Rama reagon pak minuta përpara protestës: Kur faktet thonë të kundërtën, poterja bëhet argument
Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes
- 19:09 Sa ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë?
- 18:36 Dita e 15 e protestës qyteare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 18:25 “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”! Trump zemërohet me Izraelin
- 18:01 Rama reagon pak minuta përpara protestës: Kur faktet thonë të kundërtën, poterja bëhet argument
- 17:24 Zyrtarët amerikan dyshojnë se dy gazetarë të NYT kanë siguruar materiale sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
- 17:16 Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit