Basha: Listat e hapura s’i kërkojmë për vete, por për shqiptarët
Me kërkesë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ditën e sotme u zhvillua tryeza e dialogut me pjesëmarrjen e partive politike dhe aktorëve të rëndësishëm opozitarë.
Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit diskutuan hapur dhe me përgjegjshmëri qytetare, intelektuale e politike rreth situatës së rëndë politike, institucionale, ekonomike dhe funksionimit të cunguar të demokracisë në Shqipëri.
Kreu i PD, Lulzim Basha tha se partia që ai drejton ka kërkuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, me votim elektronik dhe numërim elektronik.
Sipas tij, kombinimi i këtyre rrethanave, bën të mundur dhe votimin e diasporës masivisht, efektivisht dhe pa probleme apo mundësi manipulimi.
“Listat e hapura nuk i kërkojmë për veten tonë. Në fakt nisur nga interesi i ngushtë, një kryetar partie nuk do të dorëzonte një pushtet shtesë krejtësisht të pamerituar që mori me sistemin e 2008-ës. Por listat e hapura janë një farë kompensimi për një mazhoritar të pastër dhe mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në parlament burrat dhe gratë që ata mendojnë se meritojnë t’i përfaqësojnë. Por që listat të jenë të hapura dhe të mos përfundojmë përsëri në një masakër me 85 mijë vota të pavlefshme plotë 8 mandate, ndërkohë diferenca mes opozitës dhe mazhorancës është 7 mandate na duhet votimi dhe numërimi elektronik. Votimi dhe numërimi elektronik është provuar në 4 procese zgjedhore dhe ka rezultuar i suksesshëm dhe që kundërshtohet pa asnjë argument. Ndërsa sistemi Kombëtar jo vetëm i jep fund deformimit të votës, duke zhvleftësuar e një qytetari në Kukës në raport me qytetarin në Vlorë vetëm për interesa të ngushta politike. Por bën po kështu duke e trajtuar Shqipërinë si një zonë elektorale, të heqim grykën e shishes që pamundëson efektivisht votën e emigrantëve. Këto janë propozimet tona institucionale. Të dorëzuara në detaje në nëntor të vitit të kaluar në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore, paketa e dytë. Ndërkohë paketa e parë merret me problematikat konkrete të parandalimit të shitblerjes së votës, të aseteve shtetërore, të administratës publike etj”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit