Dokumentari i Rai3, Koka debat me Hitajn: S’ka kuptim që gazetarët mbrojnë politikën
Publikimi i raportit të Rai 3 dhe reagimi kundër tij i kryeministrit Rama ishin këtë të mërkurë temë e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Gazetari Bledian Koka duke shpjeguar se në Itali, gazetarët janë të lirë të bëjnë shkrime kritike ndaj qeverisë tha se për fat të keq në Shqipëri tema të tilla diskutohen vetëm kur kryeministri Rama i lejon.
Kundër kësaj deklarate të tij doli Arbër Hitaj i cili tha se nuk është e vërtetë që gazetarët nuk janë të ndjeshëm ndaj temave të abuzimeve me tendera dhe korrupsionit, por ata reagojnë vetëm kur ka akuza zyrtare dhe jo akuza politike.
Me tone të ashpra Koka u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë dhe shtoi se ka parë gazetarë që sulmonin gazetarë dhe mbronin politikanë, gjë që sipas tij është çmenduri në “narrativën gazetareske”.
Pjesë nga debati në studio
Arbër Hitaj: Kurrë nuk e pranoj këtë që thua ti, që ne nuk jemi të ndjeshëm, kur ka abuzime me taksat apo me buxhetin e shtetit. Por ne reagojmë kur ka akuza zyrtare, kur ka skandale që dalin e publikohen, por jo kur janë politike. Pra një parti politike ngre insinuata
Bledian Koka: Kush është insinuatë? Inceneratori? 5D? Këto insinuata i ka ngrit PD-ja.
Arbër Hitaj: Jemi marrë me to.
Bledian Koka: Nuk e kam me ty unë zotëri ti mund të jesh një vrimë oksigjeni atje. Unë nuk e kam me ty ne e kemi me politikanët zotëri. Këtu unë kam parë gazetar që sulmojnë gazetarin dhe mbrojnë politikanin. Kjo është çmenduri, në narrativën gazatareske kjo nuk ka kuptim dhe kjo nuk duhet toleruar! Aq më tepër në një qeveri që raportet ndërkombëtare thonë janë të korruptuar ne u bëjmë gjyqin gazetarëve sepse kanë cituar fakte që i dimë publikisht.
Arbër Hitaj: Jemi në një anë këtu.
LEXONI GJITHASHTU:
U mbyt në plazhin e Durrësit, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari nga Berati
Stërvitje luftarake në zonën e Kepit të Gjuhëzës, ndalohet lundrimi më 23 dhe 24 qershor
Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
- 18:11 BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave
- 17:59 Gjermania për protestat: Një e drejtë e qytetarëve, por janë çështje e brendshme e Shqipërisë (VIDEO)
- 17:58 Australi, kapet sasia rekord prej 2.7 tonë kokainë (VIDEO)
- 17:44 Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare
- 17:33 Vance nga Zvicra: Plani për një marrëveshje finale me Iranin ka përparuar
- 17:24 Edhe Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e mundshëm të Kupës së Botës, cili shtet kryeson listën e kombëtareve