Vodhi 3 automjete dhe targat e 12 të tjerave për veprimtari kriminale, arrestohet
Policia e Dibrës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi ka vjedhur 3 automjete dhe targat e 12 automjeteve të tjera, të cilat dyshohet se do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Qëllimi’ u vu në pranga shtetasi E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Radovesh.
“Ky shtetas dyshohet se është autori kryesor i vjedhjes së 3 automjeteve (2 prej të cilave janë gjetur dhe vijon puna për gjetjen e automjetit tjetër) dhe të targave të 12 automjeteve të tjera, në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve. Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale”, bëri me dije policia.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi E. K., identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush