Punonjësit e task forcës në Pogradec kërcënohen nga një person i armatosur (Emri)
Punonjësit e task forcës në Pogradec, të cilët kishin shkuar në fshatin Buzhaishtë të Mokrës për të verifikuar personat me ndihmë ekonomike, janë konfliktuar dhe kërcënuar nga një person i armatosur.
Sipas informacioneve paraprake, personi i identifikuar si Spartak Çela, i cili rezulton edhe i shpallur në kërkim, u ka dalë para punonjësve të task forcës në momentin që ata i janë afruar banesës për të kryer detyrën, ndërkohë që njeri prej punonjësve ka konstatuar se Çela mbante një armë tip pistoletë.
Çela debatoi me shoferin e task forcës, me pas persona të tjerë kanë ndërhyrë për ti qetësuar dhe punonjësit janë strehuar në një prej familjeve të fshatit.
Mësohet se Çela është larguar dhe po kërkohet nga forcat e policisë që kanë mbërritur në fshat dhe po krehin zonën.
Spartak Çela është shpallur në kërkim 2 vite më parë, pasi ka plagosur në një lokal në Velcan një shokun e tij. Pas ngjarjes Çela mundi ti shpëtonte policisë dhe prej dy vitesh rezultonte në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë”.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec-Mesditën e sotme, në fshatin Buzaishtë, njësia administrative Velçan, Pogradec, shtetasi S. Ç., gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një send në dukje armë zjarri, shtetasin V. I., 54 vjeç, i cili ndodhej në zonë, së bashku me një grup pune të Ndihmës Sociale Tiranë, për verifikimin e familjeve në nevojë.
Shtetasi S. Ç., pasi ka kanosur punonjësin V. I., është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”.
Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. Ç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje