Panairi i Bujqësisë në Lushnjë, rritet interesimi për produktet shqiptare

26 Prill 2024 | 17:14

Shkëmbimi i përvojës por edhe prezantimi i produkteve të sipërmarrjeve të vogla dhe të mëdha kanë qenë në fokus të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë që po zhvillohet në qytetin e Lushnjës.

Prodhimet bujqësore, por edhe mekanika e specializuar ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa pjesëmarrësit, disa prej tyre për herë të parë, shprehen se kjo është një përvojë pozitve që duhet përsëritur edhe më shpesh.

“Për ne është hera e parë që marrim pjesë, jemi ftuar nga Bashkia Lushnjë, pasi na konsiderojnë si diçka të veçantë, jemi prodhues të vajit esencial të trëndafilit dhe me të cilin bëjmë edhe shumë produkte të tjera si parfume dhe esenca të ndryshme….. e shohim si mundësi që të na njohin dhe të njohim prodhues të tjerë”, tha një grua.

Në stenda janë paraqitur produkte lokale të veçanta, ndërsa prodhues nga bashki të ndryshme të vendit kanë prezantuar produktet dhe vlerat më të mira kulinare nga zonat e tyre. Nuk mungojnë edhe qytetarët që kanë gjetur rastin të blejnë produkte made in Albania.

90 firma dhe individë nga shtete të ndryshme europiane si edhe nga vendi, kanë parë nga afër produkte dhe risi teknologjike, ndërsa interesi në këtë panair sipas pjesëmarrësve ka qenë më i lartë.

Ky është viti i tretë i këtij panairi në Lushnjë dhe organizatorët premtojnë se çdo vit do të jetë edhe më i madh për t’i dhënë zë produkteve bujqësore dhe blegtorale shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026