“Në Shqipëri ka demokraci hibride”-Bino: Jemi një hap larg autokracisë

26 Prill 2024 | 21:32

Studiuesja Bleriana Bino ishte këtë të premte në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se Shqipëria është prej kohësh në një demokraci Hibride.

Madje ajo shtoi se sipas studimit të Freedom House, demokrcaia hibride në Shqipëri është edhe ciklike, pra po qëndron në vend, ndërsa shtoi se ka tendencë të ktheht në autokratike, pasi edhe pse ka shumë ligje dhe instrumente ligjore, në zbatueshmëri, këto cedojnë.

“Nuk janë larg të vërtetës, u përmend Freedom Huse por edhe të gjitha raportet e tjera ndërkombëtare por edhe vendase, të cilat prej vitesh kanë vënë në pah problemin. Ne prej vitesh vazhdojmë të jemi një demokraci hibride. Freedom House vitin e kaluar e cilësoi demokraci hibride ciklike, që po qëndrojmë në vend dhe një shkallë larg nga të qenurit autokratike.

Kjo do të thotë një vend që drejtohet nga një njeri shumë i pushtetshëm pa marrë parasysh ekzistencën e instrumenteve të tjerë për të vendosur kontrollin dhe balancën. Formalisht kemi instrumente, ligje, por praktikisht zbatueshmëria dhe problemet me kapjen e shtetit, me korrupsionin me mosfunksionimin e konsultimit publik, me llogaridhënie të dobët e të tjera me radhë janë probleme shumë të mëdha”,-tha studiuesja Bino.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025