“Gjyqtari mori çantën me para”, Dervishi: Për një vendim i shkatërroi jetën…
Gazetari Ferdinand Dervishi tha në “Review” në Euronews Albania se në Shqipëri ka probleme shumë të mëdha me ligjin dhe me drejtësinë.
Ai tregoi një rast ku një gjyqtar kishte marrë një vendim të padrejtë ndaj një biznesmeni duke pranuar një “thes parash”. e për paratë e marra gjyqtari i kishte shkatërruar jetën një njeriu të cilin të gjithë mundin e jetës e kishte të varur te ajo çështje.
“Ne nuk e dimë e nuk dimë të flasim konkretisht për ngjarjen. Mua më kujtohet një rast, një gjykatës i ishte futur në mënyrë të padrejtë prona te një pallat një biznesmeni. tjetri kishte vajtur dhe i kishte dhënë 100 milionë lekë të vjetra, i ia kishte dhënë atij e kur biznesmeni i tregoi 200 milionë, gjyqtari i binte kokës me grushte.
Drejtësia sot e kësaj dite ka problemet e saj. Një gjykatës në Shqipëri nuk ka vetëm problemin se jep një vendim të padrejtë, ka edhe problemin se jep një vendim të drejtë. Dikush mund të humbasë gjithçka, një biznesmen për një vendim gjyqësor humbet gjithë synimin e jetës së vet, gjithë mundimin e jetës së tij.
Ne kemi shumë probleme të mëdha me drejtësinë. Nga ana tjetër ne kemi njerëz që guxojnë ti bien gjyqtarit, policit, pasi krimi në Shqipëri është fuqizuar për shkak të lidhjeve me politikën dhe korrupsionit galopant e në çdo qelizë”,-tha Ferdinand Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet nesër, Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjithë
SHBA-të përgatiten për reduktime të mëdha të kapaciteteve ushtarake në Evropë. Çfarë pajisjesh do të tërhiqen?
Del foto e makinës me të cilën dyshohet se Armand Shaka transportoi dhe më pas zhduku trupin e Eglant Koçit
- 10:02 E rëndë në Tiranë, punonjësi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit
- 09:55 Protestat, Rama: Po anulohen rezervimet nga turistët, ka një frymë fashiste që nuk pranon mendimin kundër
- 09:21 Kupa e Botës 2026, Turqia mposhtet nga Australia
- 09:06 Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot. Teherani nuk konfirmon afatin kohor
- 08:51 Kupa e Botës 2026, Vetëm një pikë për Brazilin nga ndeshja me Marokun
- 08:47 Zgjedhjet në Kosovë, vota e Diasporës i shton edhe një mandat Vetëvendosjes, AAK humb një