VIDEO| Momenti kur ndodh shpërthimi i fuqishëm me tritol në banesën e gjyqtarit
Një sasi lënde plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielën në oborrin e banesës së gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj.
Euronews Albania ka siguruar dhe pamjet e momentit kur një person ende i paidentifikuar, me kapuç në kokë, i afrohet derës së banesës private të gjyqtarit dhe vendos lëndën plasëse.
Pasi autori largohet disa metra me shpejtësi, nga kamerat është filmuar një shpërthim i fuqishëm dhe një re e zezë tymi që del nga porta e magjistratit.
Deri tani nuk ka asnjë emër të dyshuar të personit që ka hedhur lëndën plasëse i cili pas ngjarjes është largur nëpër rrugicat e lagjes.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Sterkajt prej vitesh si gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.
Ai ka kaluar disa kohë më parë dhe procesin e vetingut duke u afirmuar në detyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut