Situata në Kosovë dhe rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç i drejtohet sot popullit serb

29 Prill 2024 | 10:27

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do t’i drejtohet në orën 18:00, publikut në Serbi, ku do të flasë për situatën në Kosovë si dhe për Rezolutën për Srebrenicën që pritet të miratohet në OKB.

Nderkohë Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë  se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës (KE) do ta shqyrtojë pranimin e Kosovës në atë organizatë, me gjasë në seancën e 16 dhe 17 majit dhe vlerësoi se se rezultati është i pasigurt.

Nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë, por Serbia do të luftojë, tha Daçiç në TV Prva, duke thënë se votimi me shumë mundësi do të jetë më 17 maj.

Daçiç shtoi se për momentin kjo temë ende nuk është në rend dite, por pritet të shtohet.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka përfunduar rolin e saj. Ata kanë bërë një rekomandim, por kjo nuk do të thotë se duhet diskutuar menjëherë. Disa vende shprehin rezerva, si Franca dhe Italia. Dhe kur Franca dhe Italia shprehin një rezervë, atëherë lind një pyetje e madhe, sepse atje nuk kanë shumicë qind për qind”, tha Daçiç.

Daçiç tha se kryeministrit të Kosovës Albin Kurti po i bëhet presion për dërgimin e Statutit të Unionit Serb të Komunave (SZO) në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe derisa Franca thotë se duhet përgjigja e gjykatës, disa vende të tjera thonë se është mjafton vetëm për të dërguar kërkesën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026