2200 emigrantë drejt Ruandës, avokati: Sunak kërkon të shmangë humbjen në zgjedhje

29 Prill 2024 | 19:02

Qeveria e Rishi Sunak ka hartuar legjislacionin që do të lejonte deportimin e azilkërkuesve në Ruandë dhe Sunak i ka bërë thirrje dhomës së lartë të parlamentit britanik, Dhomës së Lordëve, që t’i japë fund bllokimit të legjislacionit kyç që do t’i lejonte autoritetet të dëbonin azilkërkuesit në Ruandë.

Kryeministri britanik tha disa ditë më parë se avioni i parë që kthen azilkërkuesit në Ruandë do të fluturojë për në vendin afrikan pas 10 deri në 12 javë, si pjesë e planeve të qeverisë për të luftuar migracionin e paligjshëm.

Naim Hasani, avokat në Angli tha në një intervistë për Euronews Albania se kjo nismë do ta fundosë vetë Sunak, pasi gjykatat ndërkombëtare me shumë mundësi do ta dënojnë Britaninë e Madhe për këtë ligj që shkel të drejtat themelore të njeriut.

“Qeveria britanike e sidomos Sunak e ka bërë luftën ndaj emigrantëve të paligjshëm si lajtmotiv të qeverisë së tyre. Sunak ka vënë bastin e tij personal me realizmin e fluturimeve drejt Ruandës, kështu ai nuk do lërë asnjë rrugë që të qëndrojnë në mes të qëllimit të tyre final.

Parashikohet që 2200 persona po bëhen gati për t’i transportuar në Ruanada, ky vendim përkon me zgjedhjet lokale që do të mbahen të enjten dhe janë një përpjekje për të shpëtuar nga humbja. Rezultati të premtes mund të jetë katastrofik për konservatorët. ndaj e vetmja kauzë që u ka mbetur është ajo e emigrantëve”, tha avokati.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026