Elbasani rikthehet në Kategorinë e Parë, mposht 2-0 Vorën

29 Prill 2024 | 21:14

Elbasani u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Vorën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.

Skuadra e Nevil Dedes, e nisi ndeshjen me këmbën e mbarë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me Lleshin.

Në minutën e 79-të, Bedri Greca, shënoi golin e dytë, duke vulosur shifrat në 2-0 për vendasit. Kjo fitore e mban Elbasanin në krye të renditjes me 73 pikë, 3 më shumë se Bylis i vendit të dytë. Ndërkohë Vora, mban vendin e katërt në renditje me 48 pikë të grumbulluara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026