Pse u tërhoq Rai 3? Çani: Rama do i hipë avionit, do i shkojë live në studio

29 Prill 2024 | 22:30

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që kryeministri Edi Rama të shkojë vetë në Itali dhe të japë intervistë për Rai 3, televizionin që publikoi dokumentarin ku implikohej emri i tij në marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Çani u shpreh se reagimet e deritanishme të Ramës janë thjesht retorikë, pasi atij,  ndryshe nga Melonit kjo çështje nuk i ndikon aspak në votë apo pëlqyeshmërinë e publikut.

“Nuk është çudi që Rama t’i hipë avionit dhe të shkojë të regjistrojë intervistën në Rai 3. Fakti që ne po diskutojmë sot pse u tërhoq Rai është në favor të Ramës. Është njësoj sikur njerëzit të presin episodin e një seriali që e duan. Ne nuk jemi në zgjedhje dhe Rama nuk ka frikë, Meloni ka vërtetë frikë se atje ka zgjedhje vërtetë. Ramës nuk i ndikon asgjë në votë, i duhet alibia demokratike. Një politikan edhe kur është autokrat si Rama, i duhet për turmat një alibi demokratike, është retorikë, se në fund kush e certifikon popullaritetin e një lideri, votat, këtu ka zgjedhje por jo 100 për qind votë”, tha Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026