Gjeorgji, ish-kryeministri mbështet ligjin për “agjentët e huaj”, sulmon Perëndimin
Bidzina Ivanishvili, themeluesi miliarder me ndikim i partisë në pushtet të Gjeorgjisë, akuzoi Perëndimin për ndërhyrje në Gjeorgji në një fjalim të rrallë në një tubim në mbështetje të projektligjit “për agjentët e huaj” që ka shkaktuar një krizë politike në vendin e Kaukazeve Jugore.
Ivanishvili, i cili shërbeu si kryeministër i Gjeorgjisë në periudhën 2012-2013 dhe vazhdon të ushtrojë ndikim brenda partisë qeverisëse “Ëndrra Gjeorgjiane”, tha se Gjeorgjia dhe Ukraina ishin trajtuar si “mish për top” nga vendet perëndimore, agjencitë e zbulimit të të cilave ai i akuzoi për ndërhyrje politike në vend.
“Financimi i OJQ-ve, i cili paraqitet si ndihmë për ne, synon në fakt forcimin e agjencive (të huaja) të zbulimit dhe sjelljen e tyre në pushtet”, tha ai.
Projektligji “për agjentët e huaj”, të cilin “Ëndrra Gjeorgjiane” e paraqiti në parlament në fillim të këtij muaji, ka shkaktuar një krizë politike në vendin thellësisht të polarizuar. Mijëra protestues kundër projektligjit po demonstrojnë çdo natë në Tbilisi.
Projektligji parashikon që organizatat që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.
Një komision parlamentar miratoi një variant të projektligjit të hënën në një seancë të tensionuar, nga e cila u përjashtuan të gjithë anëtarët e opozitës. Parlamenti pritet të miratojë në një votim të dytë, mes tre të tillëve mes protestave të opozitës.
BE-ja, e cila i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor, ka thënë se projektligji është “i papajtueshëm” me vlerat e BE-së. Britania, SHBA dhe Gjermania kanë kritikuar të gjitha vendimin për ta ripropozuar projektligjin, i cili fillimisht u anulua vitin e kaluar pas protestave.
Opozita e Gjeorgjisë e ka quajtur atë “ligji rus”, duke e krahasuar me një ligj rus të ngjashëm “për agjentët e huaj”, të cilin Kremlini e ka përdorur për të goditur disidencën.
Shumë gjeorgjianë janë kundër Rusisë, për shkak të mbështetjes së saj ndaj rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Gjeorgjia humbi një luftë të shkurtër kundër Rusisë në vitin 2008.
Edhe pse Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili pritet të vendosë veton ndaj projektligjit në rast se miratohet nga Parlamenti, partia në pushtet mund ta rrëzojë atë nëse mbledh 76 vota. Pas këtij akti, kryetari i parlamentit mund të firmosë miratimin e ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vazhdojnë protestat në Gjeorgji, ndërkombëtarët kundër ligjit të stilit rus
- Rikthehen protestat në Gjeorgji/ Shoqëria civile kundër nismës për ligjin ‘rus’
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh