Bledi Çuçi i delegon kompetencat zv.ministrit Besfort Lamallari
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka deleguar kompetencat zëvendës-ministrit Besfort Lamallari.
Urdhri i ministrit Çuçi hyn menjëherë në fuqi dhe është botuar në fletoren zyrtare, sipas të cilit këto kompetenca do të ushtrohen vetëm për periudhën nga data 25 mars deri më 30 prill të këtij viti, që përkon me fushatën zgjedhore.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se delegimi i kompetencave tek zvëndësministri Lamallari, ka të bëjë me angazhimin e ministrit Çuçi në fushatën elektorale në qarkun e Gjirokastrës, ku është edhe drejtues politik.
Më 16 dhjetor të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama përzgjodhi si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili mbante postin e ministrit të Bujqësisë.
Ky ndryshim në qeveri erdhi pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga detyra si ministër i Brendshëm pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj.
Lexoni gjithashtu:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush