Kreshnik Spahiu: Ju them parashikimin tim dy vjeçar për Berishën, Bardhin e Bashën
Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në PD.
Ai theksoi se dy vite më parë është shprehur se çështja e vulës së PD do të zgjaste 3 deri në 5 vjet, gjë e cila sipas tij po ndodh.
Mes tjerash ai theksoi se ligji e ka parashikuar se çfarë ndodh në këto raste kur palët janë në mosmarrëveshje dhe pse këtyre të fundit nuk ju pëlqen të përballen me një fakt të tillë.
“Para dy vitesh kam deklaruar se procesi për vulën do të zgjasë nga 3 deri në 5 vjet. Deri tani jam brenda asaj që kam parashikuar më parë. Vula nuk do të përcaktohet se kujt do ti jepet deri në zgjedhjet e ardhshme. Nëse Berisha do të bazoj të gjithë mbrojtjen ligjore Gazment Bardhi atëherë do thoja aq sa shanse kam unë të marrë vulën e PD aq ka dhe Berisha. Bardhi është në konflikt interesi. Dy vjet avokat ligjor i vulës që t’i përkas Bashës ka qenë Bardhi. Personi që ka formuluar dokumentacionin që Kuvendi i 11 dhjetorit të ishte legjitim. Berisha ka shumicën e partisë por Basha ka disa avantazhe ligjore në lidhje me çështjen. Ligji e ka parashikuar se çfarë ndodh në këto raste por asnjërës nga palës nuk i vjen mirë. Ligji ka parashikuar që kur mosmarrëveshjet janë të pazgjidhshme, Gjykata duhet të vendos shpërndarjen e partisë politike. Gjykata do e vendos shpërndarjen e kësaj partie”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 18:24 Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut