Mes tensioneve, parlamenti i Gjeorgjisë rinis debatin për “agjentët e huaj”
Parlamenti i Gjeorgjisë mbeti në gjendje gatishmërie të sigurisë pas përleshjeve gjatë orëve të hershme të 1 majit midis policisë dhe protestuesve që kundërshtojnë projektligjin për agjentët e huaj. Ky projektligj konsiderohet nga shumë si pasqyrim i një ligji të përdorur nga qeveria ruse për të mbytur disidencën në atë vend.
Deputetët planifikohej të rifillonin diskutimin e projektligjit gjatë një sesioni të 1 majit dhe pritej të votonin në leximin e dytë të tij.
Në orët e vona të 30 prillit, forcat gjeorgjiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë mijëra protestues.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha më 1 maj se 63 persona u arrestuan dhe gjashtë policë u plagosën. Nuk dihet se sa protestues janë lënduar.
Ligjvënësit Aleko Elisashvili dhe Levan Khabeishvili u plagosën gjatë përleshjeve, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Aleksandre Darakhvelidze.
Khabeishvili, kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare (UNM), u dërgua në spital dhe fotografitë tregojnë se ai kishte mavijosje dhe prerje në kokë dhe në bust. UNM-ja tha se ai ishte “rrëmbyer” nga policia dhe pretendoi se ai “po ndihmonte një qytetar të plagosur” kur u ndalua.
Një gazetar i shërbimit gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë raportoi dy incidente në të cilat një individ i maskuar goditi me grushte në fytyrë protestuesit.
Kjo ishte protesta më e fundit e një serie protestash masive gjatë dy javëve të fundit kundër legjislacionit të paraqitur nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur