Gomonia pëson defekt në det, Policia shpëton 12 persona në Vlorë, 11 ishin turistë

1 Maj 2024 | 19:05

Një gomone me 12 shtetas pësoi një defekt në bregdetin e Vlorës, ku u rrezikua jeta e 12 shtetasve që ndodheshin në të, 11 prej të cilëve turistë nga vende të ndryshme.

Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se mjeti lundrues u bllokua, pasi ishte i papajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar, ndërsa pronari i tij u gjobit me 100 mijë lekë të reja.

Fatmirësisht të gjithë të shpëtuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falenderuar shërbimet e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë-Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi përballë porit të Vlorës, mjeti i tij lundrues, kishte pësuar defekt në motorr.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, me marrjen e njoftimit, u nisën menjëherë  me një mjet lundrues dhe në bashkëpunim me mjetin lundrues të Rojes Bregdetare, bënë të mundur të shpëtojnë 12 shtetasit që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues, ku 11 prej tyre ishin turistë, nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika.

Shërbimet e Policisë Kufitare pasi kanë tërhequr drejt portit mjetin lundrues ku ndodheshin turistët, kanë kryer verifikimet nga të cilat ka rezultuar se mjeti lundrues  i dalë në lundrim nga SPK Triport,  është mjet lundrues për përdorim personal dhe nuk është i pajisur me Çertifikatën e  Operatorit Turistik Detar.

Mjeti lundrues u bllokua dhe shtetasi E. L. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 100 000 lekë, bazuar në Ligji Nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detar”.

Turistët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe të Rojës Bregdetare për ndihmën dhe reagimin e shpejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026