Tragjedi në ujërat greke, fundoset gomonia me emigrantë, 3 fëmijë humbin jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat greke, ku një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm është fundosur.
Sipas mediave të huaja, si pasojë e incidentit kanë humbur jetën tre vajza të mitura 4, 7 dhe 10 vjeç.
Ka qenë nëna e tyre e cila ka konfirmuar lajmin, ndërkohë që mësohet se janë shpëtuar 16 persona, mes tyre 8 fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.
Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos, Kios.
Në vendngjarje tentuan të mbërrijnë forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter të Rojës Bregdetare.
Sipas të mbijetuarve, veç viktimave, asnjë person tjetër nuk mungon.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë