Interpelanca për emisionin e Rai 3, Çuçi: Janë shpjeguar arsyet, nuk mund të bëhet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme përse nuk është miratuar kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin lidhur me çështjen e transmetimit të emisionit në televizionin italian Rai 3.
Çuçi tha se kjo çështje është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve ditën e hënë. Ai tha se interpelanca s’mund të bëhet me urgjencë, pasi as vetë Rai 3 s’e ka me urgjencë transmetimin e pjesës së mbetur të emisionit
“Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u bënë të qarta arsyet përse ajo interpelancë nuk mund të bëhet dhe aq më tepër në mënyrë urgjente. Nuk është çështje për interpelancë sipas përcaktimeve që bën rregullorja e Kuvendit.
Këto sqarime janë bërë, ku edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD ka pasur kohën për të dhënë shpjegime”, deklaroi Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania