Anulohen sërish fluturimet në Dubai për shkak të shiut të madh

2 Maj 2024 | 19:04

Qyteti më i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai, u godit sërish nga një shi dhe kompania ajrore Emirates u detyrua të anulojë dhe vonojë disa fluturime.

Reshjet nuk ishin aq të mëdha sa dy javë më parë, por Dubai mori 20 milimetra shi në 12 orë, më shumë se dyfishi i sasisë së prillit dhe majit së bashku.

Në Abu Dhabi ranë 34 mm shi në 24 orë, më shumë se katër herë më shumë se sasia normale, raporton CNN.

Këtë herë, banorët ishin më të përgatitur: kanalizimet u hapën një ditë para shiut dhe mesazhet e urgjencës u dërguan në celularët e banorëve duke i paralajmëruar ata të qëndronin brenda nëse ishte e mundur.

Shkencëtarët ia atribuojnë sasinë rekord të shiut që ra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman dy javë më parë ndryshimit të klimës.

Autoritetet e vendit kanë vendosur që sot dhe nesër mësimi dhe puna të bëhet online në zonat e prekura nga reshjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026