“Na thanë se do kishte përmbytje të mëdha”, shqiptarja nga Dubai: S’ishte nga retë
Ajo që ndodhi në Dubai dy ditë më parë ishte e pazakontë për këtë vend. Reshjet dhe stuhitë përmbytën aeroportin, rrugët, makinat, objektet duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Përmbytjet kanë ndodhur brenda 24 orëve dhe ky mot kaq i keq nuk është parë në 75 vite ose edhe në gjithë historinë e këtij vendi.
Xhensila Sala, menaxhere shqiptare që jeton në Dubai tregoi në një intervistë për Euronews Albania se autoritetet kishin paralajmëruar disa ditë më parë se vendi do të përfshihej nga përmbytje të mëdha.
Ajo tha se Dubai ka 4-5 ditë shi në vit dhe retë artificiale kanë qenë një lehtësim për klimën e thatë që ka vendi, ndërsa nga autoritetet është përjashtuar në mënyrë kategorike që mbjellja e reve të jetë bërë shkak i përmbytjeve.
“Një ditë më parë se të ndodhnin përmbytjet ne morëm një njoftim nga qeveria e Dubait ku na kërkohet që të qëndrojmë brenda. Ishte diçka e parashikuar se ishte një stuhi që do përfshinte gjithë gadishullin arabik. Kohët e fundit ka qenë një projekt me hedhjen e disa minerale, kripërave në re, për të krijuar kondesimin dhe një shi artificial. Pati shumë thashetheme që i lidhën përmbytjet me mbjelljen e reve, por jo sepse siç e patë stuhia preku edhe shumë vende të tjera. Këtë vit ka qenë më shumë lagështirë, klima ka qenë më e mirë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit