Efektivi i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit të policisë dhe përfundon në Lanë

3 Maj 2024 | 09:14

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është përfshirë në një aksident me mjetin e policisë mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë. Bëhet me dije se punonjësi i policisë, teksa po lëvizte në zonën e Shkozës ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumin Lana.

Drejtuesi i mjetit dhe efektivi tjetër që e shoqëronte janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026