Gjysmëfinalet e Europa League: Leverkusen drejt finales, 47 ndeshje pa humbje

3 Maj 2024 | 11:20

47 ndeshje pa humbje, askush si Leverkusen që sa vjen e bëhet edhe më i papërmbajtshëm, duke marrë një tjetër fitore, këtë herë ndaj Romës në transfertë. Të besuarit e Xabo Alonsos kanë thyer çdo parashikim, duke e parë veten thuajse në një tjetër finale, atë të Europa League, pasi më herët kanë siguruar finalen e kupës së Gjermanisë.

Në Olimpico, vendësit provuan gjithcka por pa ia dalë të shënojnë gol, edhe pse zhvilluan një ndeshje të mirë. Sfida do të zhbllokohej në minutën e 28’ nga ylli gjerman Ëirtz, ndërsa në fraksionin e dytë mesfushori i panzerave Andrich dyfishoi, duke i bërë gjërat më të lehta për ndeshjen e kthimit që luhet në BayArena.

Në përballjen tjetër, Marseja barazoi me Atalantën e Gjimshitit, me italianët që shënuan të parët me Skamakën. Në minutën e 20 do të riktheheshin ekuilibrat nga qendërmbrojtësi Mbemba. Vendësit provuan të rrezikojnë portën e Musso, por e patën të pamundur, me bergamaskët që i kënaqen një barazimi. Gjithcka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Sa i përket Conference League, Olympiacos mposhti në transfertë Aston Villën në shifrat 2-4, ndërsa Fiorentina fitoi 3-2 ndaj Club Brugge.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026