Aksident pranë Farkës në Tiranë| Përplasen 2 automjete, përmbyset furgoni
3 Maj 2024 |
11:20
Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë.
Sipas burimeve për Euronews Albania, aksidenti ka ndodhur në Unazën e Madhe të kryeqytetit, pranë Farkës.
Po ashtu mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëri prej tyre, që është furgon, është përmbysur.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Besohet të ketë ndikuar edhe lagështia në rrugë te aksidenti, pasi ka qenë duke rënë shi në momentin që ndodhi ngjarja.
Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani