Kërkesa e Dumanit për rikandidim të prokurorëve të SPAK, Manja: Jam në krahun e tyre

3 Maj 2024 | 11:55

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori pjesë këtë të premtë në një mbledhje në Prokurorinë e Përgjithshme, ku prezantoi rekomandimet për luftën kundër kriminalitetit. Të pranishëm në takim ishin dhe drejtuesi i prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela dhe kreu i SPAK Altin Dumani.

“Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegesh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit”, tha Manja.

Në përfundim të mbledhjes Manja u pyet dhe në lidhje me kërkesën e kreut të SPAK që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme të kenë të drejtë rikandidimi pas përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar.

Ministri i Drejtësisë theksoi se në momentin që do të shtrohet kërkesa e prokurorëve të SPAK, ai do të jetë në krahun e tyre

“Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë  e Apelit. Prokurorët e SPAK do tu duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli.

Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet  kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet  më të gjerë se mazhoranca”, tha Manja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026