Protesta në Sllovaki, qytetarët ngrihen kundër shkrirjes së televizionit publik

3 Maj 2024 | 13:08

Disa mijëra qytetarë sllovakë u mblodhën në kryeqytetin Bratisllavë për të protestuar ndaj reformës për shërbimet publike radio-televizive, që sipas kritikëve do të bëjë që qeveria të marrë nën kontroll sektorin mediatik.

“Ne po u tregojmë të gjithëve se nuk do të lejojmë që liria jonë të rrëmbehet, se nuk do të heqim dorë nga Sllovakia që duam dhe se nuk do të lejojmë kryeministrin Fico ta çojë vendin jashtë Evropës, diku në Rusi. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe do të qëndrojmë këtu”, deklraoi Michal Šimečka, kryetar i partisë Sllovakia Progresive.

Koalicioni qeverisës i kryeministrit populist Robert Fico aprovoi masën në fjalë më 24 prill dhe Parlamenti, ku qeveria e tij gëzon shumicën, pritet ta aprovojë atë në qershor.

Plani është kritikuar gjerësisht nga presidentja Zuzana Čaputová, gazetarët vendas, opozita, organizatat mediatike ndërkombëtare dhe Komisioni Evropian.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë që transmetuesi publik RTVS të mos ekzistojë më dhe të zëvendësohet nga një organizatë e re.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026