Tragjedia në Shkodër, Karamuço: Turp, 2 varka! Kaq vlen jeta e gruas me 2 fëmijë?
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në emisionin Review në Euronews Albania lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.
Karamuço tha se është turp i madh që kërkimet për trupat e pajetë po vijojnë vetëm me dy varka nga ana e Policisë.
Ai tha se jeta e nënës dhe dy fëmijëve të saj nuk vlen vetëm dy varka dhe shtoi se duhet të angazhoheshin më shumë forca në operacionin e kërkimit të trupave të pajetë.
“Pse nuk janë dhjetë varka por janë dy? Kur zhduket një person i vetëm në Amerikë, jo vetëm angazhohen shumë vetë, por ka edhe grupe qytetare që ftohen të marrin pjesë për brigjet. Është e pamjaftueshme. Kaq vlen jeta e 2 fëmijëve dhe asaj gruas? Dy varka me elektrik?
Është turp i madh ky, nuk është operacion ky, kjo është qokë. Unë të jem Ministër i Brendshëm, gjithë flotën me peshkatarë aty u them a ka mundësi t’ua paguaj unë atë naftën, dilni të gjithë në kërkim. Të gjithë, gjithë natën komplet”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar