Nikolla mesazh në ditën e lindjes së Skënderbeut: Mbrojtës i Kontinentit të Vjetër

6 Maj 2024 | 12:21

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përkujtuar sot heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në përvjetorin e ditës së lindjes së tij.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nikolla është shprehur se Skënderbeu si mbrojtës i Kontinentit të Vjetër nga pushtuesit Osmanë, u bë një mit europian.

Sipas Nikollës, kjo është arsyeja që Shqipëria e sotme dhe e ardhme europiane, i ka rrënjët në historinë e shqiptarëve europianë.

“Si sot, më 6 maj të vitit 1405, lindi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar. Nën udhëheqjen e tij, atdheu ynë u bë, për rreth një çerek shekulli, parzmore e lirisë dhe qytetërimit evropian. Si mbrojtës i kontinentit të vjetër, Gjergj Kastrioti u bë një mit evropian, pjesë e ndërgjegjes evropiane, mëshirues dhe faktor i identitetit evropian të shqiptarëve. Prandaj Shqipëria e sotme dhe e ardhme evropiane i ka rrënjët në historinë e shqiptarëve evropianë”-shprehet Nikolla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026