“Sa gjatësia ime”- Guri: Busti i Skënderbeut në Gjakovë, aty ku ishin kazermat serbe
Inxhinieri dhe ambientalisti Sazan Guri ka folur për vendosjen e statujës së heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut në Gjakovë.
Në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku foli në përvjetorin e lindjes së heroit Kombëtar, Guri tha se statuja e Skënderbeut ishte pak a shumë sa gjatësia e tij, ndërkohë që sipas tij mund të ishte bërë në përmasa më të mëdha.
Ai tha gjithashtu se kjo statujë ishte vendosur në qendër të Gjakovës, aty ku më parë kanë qenë kazermat serbe.
“Kishim ftesë dhe shkuam një grup nga Shqipëria. Me të vërtetë kemi ndier një emocion që të zgjat jetën. Organizimi nga krytari i Bashkisë së Gjakovës ishte perfekt. Ishin pjesëmarrës të gjithë kryetarët e bashkive të mëparshme. Një organizim me këngët më të bukura, pastaj u bë ceremonia e heqjes së vellos ku doli heroi Kombëtar.
Pavarësisht ndonjë mangësi të vogël që mendojmë se trupi mund të ishte më gjigand. Statuja i përkiste një njeriu 170 centimetra, si të isha unë, edhe gjerësia ime e trupit, pak muskuloz. Por e rëndësishme është se aty në qendër të Gjakovës deri para pak vitesh ishin vendosur kazermat serbe dhe pikërisht sot në atë vend ku kanë qenë kazermat serbe, është vendosur statuja e Skënderbeut”, tha Guri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë